E akuzoi për përdorim të lëndëve narkotike, Luizi përballet me Oltën

E akuzoi për përdorim të lëndëve narkotike, Luizi përballet me Oltën

09:44, 24/03/2023
A+ Aa A-

Pas disa ditësh në qetësi, Luizi dhe Olta i janë rikthyer sërish debateve me njëri-tjetrin. Aktorja e ka akuzuar disa kohë më parë këngëtarin se konsumon drogë dhe është i varur prej saj si jashtë ashtu edhe brenda.

Mbrëmjen e djeshme, Luizi i kërkoi llogari se pse ia ka thënë këtë gjë, por Olta ka refuzuar t’i japë përgjigje.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Pse e ke thënë këtë akuzë. E ke bërë në prani edhe të të tjerëve. Kur ishte kënga “kokaina” ti po fërkoje hundën duke thënë “Shko merr një vizë”. Është shume e shëmtuar, turp të të vijë.

Olta: pse po e bën tani këtë bisedë të shëmtuar?

Luizi: Po të pyes. Është gjë e shëmtuar kjo që ke bërë. Një akuzë pa fakte.

Olta: Kam fakte dhe po i mbledh, po nuk dua ta vazhdoj këtë bisedë.

Luizi: Hedh një akuze te rëndomtë e të shpifur, mund ta di pse e bëre?

Olta: Këtë bisedë të shëmtuar unë nuk e vazhdoj..

Luizi: Je e pafytyrë s’ke pikë respekti.

Olta: Nuk dua të të ndryshoj mendimin ty.

Luizi: Ku do të dalësh ti me këtë?

Olta: Ja do e shohësh ku do dal unë me këtë.

Luizi: Unë nuk do të përdor asgjë, por po vazhdove fort kështu…

Olta: Këtë bisedë duhet ta kishe bërë vetëm për vetëm.

Luizi: Unë nuk e kam problem ta bëj me të gjithë se jam i pastër me veten time, e di si jam.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco