Guximtarë, të drejtpërdrejtë dhe besnikë – Ekrani më kot nuk ka kaq shumë Deshë

Guximtarë, të drejtpërdrejtë dhe besnikë – Ekrani më kot nuk ka kaq shumë Deshë

10:52, 22/03/2023
A+ Aa A-

Kemi hyrë në sezonin e Dashit, shenjës së parë të horoskopit, shenjës së zjarrit, pasionit dhe guximit.

Dashi është një lider i lindur që di se çfarë duhet të bëj gjithmonë, është pioner për gjithçka. Janë gjithmonë gati për të vepruar dhe lumturohen kur marrin përsipër të drejtojnë diçka në mënyrë spontane.

Ata dinë si t’i përgjigjen çdo situate për të dalë në fund fitues.

Nuk i frikësohen asnjë lloj rreziku: Njerëzit e kësaj shenje do të luftojnë gjithnjë për atë çfarë duan. Dashët janë shumë të ndershëm dhe u pëlqen të jenë të drejtëpërdrejtë me njerëzit. Mos e ngatërroni me arrogancën kur një Dash ju thotë të vërtetën në sy. Ah, ata i urrejnë justifikimet, kështu që përrallat me mbret nuk do t’ju ecin me një Dash.

Një Dash është besnik deri në vdekje: Kur vjen puna tek dashuria ata i duan të gjitha ose asgjë. Sapo gjejnë dashurinë e vërtetë, njerëzit e kësaj shenje, nuk lëkunden lehtë. Janë të dashur, të përgjegjshëm dhe besnikë ndaj lidhjes.

Ata do të gjenden gjithnjë për partnerin e tyre. Kur një Dash të jep fjalën e tij s’ka kthim pas.

Personazhet publikë shqiptarë që i përkasin kësaj shenje janë disa nga figurat më të rëndësishme të ekranit dhe politikës:

Vera Grabocka, Monika Kryemadhi, Irma Libohova, Ilir Meta, Adi Krasta, Erion Braçe, Andi Bushati, Alban Skënderaj, Estela Ujka, Eneda Tarifa, Dafina Zeqiri, Jonida Vokshi, Ermal Mamaqi, Pandi Laço, Marsela Çibukaj, Nora Istrefi, DJ Sardi, Jonida Maliqi, Anxhela Peristeri, Buta, Turjan Hyska, Fifi, Xhensila Myrtezaj etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco