KAFE SHQETO/ Dhunë makabre me qenin, animalistët protestë poshtë shtëpisë

14:04, 20/03/2023
A+ Aa A-

Një video e publikuar në rrjetet sociale ku shfaqet një grua duke hedhur një qen nga kati i gjashtë i pallatit, u bë publike në media ku ka pasur reagime të shumta të cilët dënonin këtë vepër ‘makabër’ të gruas e cila pa iu dridhur qerpiku  realizoj një akt të tillë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Freskut pranë Teleferikut, teksa qeni është dërguar ne vetenari, por fatkeqësisht si shkak i plagëve të marra dhe thyerjeve të kockave ka vdekur.

E ftuar ditën e sotme në “Kafe Shqeto” ishte animalistja Afërdita Halili e cila është shprehur se në momentin kur e mori vesh ngjarjen e rëndë e ka denoncuar në autoritetet përkatëse, por sërish pa zgjidhje.

Diskutimi në studio:

Flavio: "Disa mund të thonë që ka arritur në nivele të ekzagjeruara, dje isha i ftuar në një lokal shumë i shtrenjtë dhe pashë disa nga pronarët e qenve që kryenin shpenzime marramendëse, dhe ndryshe nga ana tjetër kemi një korrnizë të një njeriu që hedh qenin nga kati i gjashtë. Çfarë po ndodh?

Afërdita Halili: "Atë natë që më kanë njoftuar jam tronditur shumë. Kishte rreth katër orë që qeni ishte hedhur nga kati i gjashtë dhe nuk është dhënë as ndihma e parë nga ndonjë banor i pallatit.  Unë jam lajmëruar në orën 11:30 të natës ku mu kërkua ndihmë dhe një nr.celulari nga Bashkia.

Një kafshëdashëse kërkoj ndihmën time, pra numrin e një punëtori të punonjësit të bashkisë për të marrë qenin e për ta dëguar në spital.

Dikush nga aty kishte marë qenin dhe e kishte dërguar në bashki, por në këtë raste ti nuk duhet të lajmërosh bashkinë, pasi nuk i ka kushtet e duhura.

Ne duhet të shkojmë vetë në spital për ta çuar. Kur jam zgjuar në mëngjes, fëmijët më kanë pyetur se çfarë kisha dhe kur ja tregova rastin në fjalë të gjithë u bëmë keq".

Ola: Sa prezente janë institucionet në raste të tilla?

Afërdita Halili: "Në këtë pjesë nuk dua të përzihem me Bashkinë, me por organet kompetente në këtë rast është policia e cila duhet të marrë masa. Është rasti i katërt ky që unë e kap flagrant dhe keqtrajtimi i kafshëve është vepër penale ndaj policia duhet të marrë masa.

Të dhunosh një qen si në këtë rast është makabër, por meqë ne e kemi një ligj që i dënon këta njerëz atëherë ky ligj duhet të zbatohet.

Rajonet e policisë na injorojnë kur ne i bëjmë të tilla denoncime. Tek rajoni nr,1 kam bërë tre denoncime dhe asnjë reagim nuk kam marrë deri më tani, por unë kam bërë betim që do e çoj deri në fund këtë çështje".

Klea Sula/ Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco