Luiz Ejlli merr mesazhin e papritur nga ish-fituesi i BB në Kanada, pasi i përmendi emrin si…

Luiz Ejlli merr mesazhin e papritur nga ish-fituesi i BB në Kanada, pasi i përmendi emrin si…

14:51, 15/03/2023
A+ Aa A-

Kevin Jacobs, ish-fituesi i Big Brother Vip Canada ka reaguar në rrjetet sociale pasi Luiz Ejlli, zbuloi se kishte ndjekur strategjinë e tij për të çuar në televotim tre banorë.

Ai ka postuar në Instagram foton e Luizit duke vlerësuar strategjinë e tij me një mesazh anglisht.

Shpesh Luizi është shprehur gjatë qëndrimit të tij brenda 'BBV' se ai ka ndjekur disa edicione të këtij formati në versionin kanadez por jo vetëm dhe se ka marrë “mësime” prej tyre për të luajtur.

Por mbrëmjen e të martës, pas leximit të zarfit të zi që e penalizonte atë, Luizi u shpreh se kishte bërë qëllimisht plan për të komunikuar me Kristin dhe Armaldon në tualet, në mënyrë që ata të tre të shkonin përballë njëri tjetrit në televotim.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco