Nicola Peltz sqaron njëherë e mirë nëse ka hatërmbetje mes saj dhe Victoria Beckham

Nicola Peltz sqaron njëherë e mirë nëse ka hatërmbetje mes saj dhe Victoria Beckham

10:58, 15/03/2023
A+ Aa A-

Aktorja dhe modelja, Nicola Peltz është në kopertinën e revistës “Cosmopolitan” dhe sigurisht, nuk mund t’i shpëtonte pyetjes lidhur me thashethemet për hatërmbetje mes saj dhe vjehrrës, Victoria Beckham.

Nicola i mohoi kategorikisht thashethemet dhe tha: “E kam thënë kaq shumë herë: Nuk ka sherre. S’e kuptoj pse askush nuk do të shkruajë për gjëra të bukura”, u shpreh ajo, referuar titujve nëpër media për marrëdhënien e saj me Beckham.

Thashethemet nisën sepse Nicola, në dasmën e saj me Brooklyn Beckham, nuk veshi fustanin e nusërisë të krijuar nga Victoria dhe që prej asaj kohe, ndonëse e kanë thënë dhe provuar disa herë, sërish nuk u ndalën zërat se mes tyre ekziston një krisje.

Ndërkohë, Victoria dhe Nicola janë fotografuar disa herë bashkë, kanë ndarë urime për njëra-tjetrën dhe shumë dashuri, të paktën në rrjetet sociale, ndaj nuk besojmë se mes tyre ka ndonjë dramë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco