Kënga e Maestros e kopjuar? Fansat publikojnë videon që nxjerr zbuluar banorin e BBV

Kënga e Maestros e kopjuar? Fansat publikojnë videon që nxjerr zbuluar banorin e BBV

14:21, 10/03/2023
A+ Aa A-

Armaldo Kllogjeri surprizoi vajzat dhe nënat me rastin e Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Ai këndoi këngën “Ta dije” përballë banorëve dhe të gjithë shikuesve të ‘Big Brother VIP’.

“Sikur ta dije, ta dije, se sa të dua shpirt/ S’do shkoje, do rrije, tërë jetën në krahët e mi”, është refreni i këngës.

Armaldo falenderoi “Vëllanë e Madh” mirëpo nuk la pa përmendur Alban Kondin që ka krijuar muzikën dhe tekstin dhe Shpëtimin Saraçin.

Teksa kanë kaluar ditë nga publikimi i këngës, në rrjet flitet se kënga është një kopje e këngëtarit grek Argiros.

"Bravo shumë e bukur, këngë e vjedhur nga këngëtari grek Kostandino Argiro, Eleftero”.

‘Edhe Kostandinos Argiros me këngën e vet Elfteros do ishte super krenar për këtë kopjim”, janë disa nga komentet e ndjekësve të Big Brother Vip 2.

Duhet pranuar se ritmi i këngës është i njëjtë e ashtu edhe melodia. Po ju, mendoni se dy këngët kanë ngjashmëri?

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco