Kiara në nominim/ Luizi: S’kam qenë ndonjëherë kaq i stresuar

Kiara në nominim/ Luizi: S’kam qenë ndonjëherë kaq i stresuar

14:41, 21/02/2023
A+ Aa A-

Luizi thuajse nuk fjeti fare mbrëmjen e kaluar. Sapo u zgjua, ai e piu kafen e mëngjesit me Dean dhe i tha asaj se kjo ka qenë hera e parë që është ndjerë kaq i stresuar, për shkak se Kiara është në nominim.

Ai shtoi se edhe kur ajo doli në nominim me Efin ishte i stresuar, por jo kaq shumë sa këtë herë.

Dea i tha Luizit ta marrë me sportivitet sepse është thjeshtë një lojë, ndërsa shtoi se edhe vetë e ka përjetuar se çfarë do të thotë që të të largohet një person i dashur.

Kjo e fundit, madje i tha Luizit që ai dhe Kiara janë me fat që e kanë njohur njëri-tjetrin në këtë shtëpi.

Luizi u shpreh se nuk e kishte marrë kurrë me mend që do gjente një person të tillë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco