Luizi: Prisja më shumë nga Bledi, nuk ka sjellë situata të reja

Luizi: Prisja më shumë nga Bledi, nuk ka sjellë situata të reja

14:25, 21/02/2023
A+ Aa A-

Deamishel e pyeti Luizin se kush mendon ai se del sonte nga shtëpia e Big Brother. Luizi tha se ka gjasa të dalë Bledi, pasi priste më shumë nga ai.

Krahasuar me situatat dhe debatet që ka sjellë në shtëpi, Luizi tha se priste që ai të ishte më ndryshe.

Ai shtoi se Bledi thjesht ka përsëritur situatat që banorët kanë krijuar që prej ditës së parë në shtëpi dhe nuk është që ka sjellë diçka të re, thjesht e ka sjellë në formën e vet.

Duke biseduar me Dean, Luizi shtoi se ai nuk ka sjellë ndonjë situatë “alla Bledi”, por thjesht ka komentuar të gjitha situatat që kanë ndodhur mes banorëve.

Pra sipas tij, përfshirja e tij në debate apo diskutime të ndryshme, ka qenë vetëm për të dhënë opinionin e tij në mesin e një mosmarrëveshje mes dy apo më shumë banorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco