Fansat e Luizit e kanë bombarduar në ofendime, reagon bashkëshortja e Armaldos: Disa nuk reagojnë...

Fansat e Luizit e kanë bombarduar në ofendime, reagon bashkëshortja e Armaldos: Disa nuk reagojnë...

13:08, 21/02/2023
A+ Aa A-

Që pas prishjes së miqësisë që pati me Luizin brenda shtëpisë së Big Brother VIP, Armaldo ëhtë sulmuar ashpër nga fansat e këngëtarit në rrjetet sociale.

Sjelljet e tij të luhatshme dhe pozicionimi në grupin e Oltës, ka bërë që një pjesë e madhe e fansave t’i kthehen kundër.

Kjo gjë ka sjellë një reagim dhe nga bashkëshortja e Maestros e cila menahon instagramin e tij. Nëpërmjet një deklarate të gjatë në InstaStory ajo shprehet se ka shumë prej atyre që janë kundër bullzimit dhe ofendimeve, por kanë frikë të reagojnë kundër atyre që i bëjnë këto veprime. Duke ironizuar dhe situatën, ajo shton gjithashtu që profili të shërbejë dhe si seancë terapie për këta persona.

Deklarata e plotë:

 “Profili do rri i hapur. Ofendoni, shfryni vrer e millefe sa të doni. Jemi popull me shumë halle dhe mbase duke ofenduar dhe mallkuar Maestron dhe familjen do ju rregullohet jeta, do ju mbarojnë hallet. Qoftë ky profil një orë terapi tek psikologu. Disa janë fansa dhe duan të ofendojnë sepse ndjekin shembullin. Bujrum ofendimeve, bullizmit po e dini pse nuk reagojnë? Sepse kanë frikë nga ju, nga komentet dhe mallkimet tuaja. Por kur je personazh publik merren parasysh këto risqe kështuqë shfryni hallet tuaja popull”.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco