KAFE SHQETO/ Lisa Kujofsa: Imitoj personazhet e BBV, por këtë vit janë jorealë...

13:42, 09/02/2023
A+ Aa A-

E ftuar ditën e sotme në emisionin e mëngjesit, “Kafe Shqeto” ishte aktorja e njohur Lisa Kujofsa e cila prej disa kohësh është shkëputur nga bota e ekranit. Kjo sepse sipas saj në skenë ka mungesë të publikut sidomos pas pandemisë, por largimi ka ndodhur edhe për arsye personale.

Megjithatë, Lisa nuk ka rreshtur të bëjë atë që di të bëjë aq mirë. Në rrjetet e saj sociale ajo poston vazhdimisht video humoristike.

Këtë periudhë vëmendjen e Lisës e kanë marrë “karakteret e Big Brother Albania VIP, njesoj si sezonin e kaluar. Ajo ka treguar se ndryshe nga sezoni i parë, këtë vit banorët e ‘BBV’ po paraqiten më të frustruar dhe jo realë.

Ndiqni intervistën e plotë:

Pyetje: Si të duket ky edicion i ‘BBV’ ndryshe nga i vjetshmi, mendon se situata po del pak ‘jashtë kontrolli?

Lisa Kujosa: “Po ti referohemi BBV të vjetshëm nuk mendoj se ka ndonjë diferencë të madhe, përveç faktit që duket e habitshme që këtë herë lufta është midis një personazhi dhe rrethanave që ai ndodh dhe vjet ishin dy personazhe më të komentuar, ashtu siç duhet të ndodhë realisht në një garë. Kjo do të thotë që vjet kanë qenë më dy personazhe në qendër të vëmendjes.

Pyetje: Për sa i takon parodive, ndryshe edicioni i kaluar, këtë vit po përjetohen pak më shumë, pasi gjakrat janë më të nxehta? Çarë po ndodh?

Lisa Kujofsa: "Mendoj se kanë marrë më shumë shikueshmëri mbase edhe për çështje teknike, këtë vit p.sh po përdor ‘Tik Tok-un’, dmth janë edhe truket e profesionit këto. Me mua vjet kanë qenë më të këqinj banorët pasi i merrnin gjërat më personale dhe të godisnin te kjo pjesë. Me thënë të drejtën vjet jam mërzitur shumë ndërsa këtë vit nuk i lexoj fare komentet sidomos në Tik-Tok".

Pyetje: Performanca jote këtë vit duket më ndryshe, sikur ti i njeh më mirë banorët se ai i sezonit të kaluar...

Lisa Kujofsa: "Unë nuk i njoh banorët më mirë se vjet sepse jam shkëputur edhe nga bota e showbizit dhe fatmirësisht këtë rast nuk i njoh. Edhe pse këtë vit banorët janë rritur edhe kanë ndryshuar, pra nuk janë më të njëjtë. Nuk e di se çfarë ka ndodhur, mbase e kanë marrë shumë seriozisht lojën, mbase në syrin tim asnjëri nuk është i çliruar, organik por kanë veshur një maskë dhe është më e lehtë që të imitosh një maskë sesa një njeri që është i sinqertë dhe shpalos ndjenjat e veta".

/ Klea Sula/ Syri.net /

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco