Madonna ti je? Këngëtarja nuk njihet në ndarjen e çmimeve Grammy

Madonna ti je? Këngëtarja nuk njihet në ndarjen e çmimeve Grammy

08:07, 06/02/2023
A+ Aa A-

Muajt ​​e fundit, mbretëresha e popit , Madonna , është bërë temë diskutimi sa i përket pamjes së saj. 

E njëjta gjë ndodhi edhe mbrëmjen e djeshme kur këngëtarja 64-vjeçare doli në skenë në ndarjen e çmimeve Grammy 2023 dhe i la të gjithë pa fjalë.



“Nëse nuk do të njoftonin se kjo ishte Madonna, nuk do ta kisha idenë se kush po performonte në Grammy”, ka shkruar një komentues.

“E dua dhe e respektoj si ikonë muzikore, por kjo më theu zemrën. Ajo nuk i ngjan më asaj ”, ka komentuar një tjetër.
Shumica i bënin jehonë të njëjtave mendime, madje një prej tyre e ngatërronte me aktoren Drew Barrymore.

“Nuk mund të jetë ajo”, ka qenë komenti i dikujt që ka besuar atë që po shihte në ekranin e tij televiziv.

Disa të tjerë madje ngarkuan video të Madonna-s për të treguar se sa i madh dhe dramatik është ndryshimi në pamjen e saj.

Filmi për jetën e saj u anulua

Shqetësimet vijnë pasi u zbulua se filmi i shumëpritur në ekranin e madh për jetën e mbretëreshës së popit Madonna, i drejtuar nga ajo vetë dhe me aktoren Julia Garner, është anuluar pasi u njoftua turneu botëror i këngëtares.

Filmi, i cili ishte në zhvillim që nga viti 2020 nga Universal Pictures, u titullua 'Little Sparrow.'

Sipas një raporti në Variety, Universal u tërhoq pasi Madonna njoftoi turneun e saj. 

Veçanërisht, biletat për koncertet e saj në Nju Jork, Paris dhe Londër u shitën brenda pak minutash.

Megjithatë, burimet i thanë The Hollywood Reporter se anulimi i filmit u vendos në fund të vitit të kaluar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco