VIDEO/ Luizi i tregon se Xhoni është në nominim, çlirohet Maestro, banorët shkrihen së qeshuri me veprimet e tij

VIDEO/ Luizi i tregon se Xhoni është në nominim, çlirohet Maestro, banorët shkrihen së qeshuri me veprimet e tij

18:22, 26/01/2023
A+ Aa A-

Xhonatan Islami është një nga banorët e rinj që iu bashkua shtëpisë së “Big Brother Vip” “prime-in” e së martës së kaluar.

Mirëpo eksperienca e tij në këtë reality-show nuk ka nisur me këmbë të mbarë dhe kjo për “faj” të vetë Xhonatanit. Ky i fundit me t’u futur në “BBV” ndau informacione nga jashtë me Oltën, gjë e cila është kategorikisht e palejuar.

Për këtë prime-in e mbrëmshëm ai u dënua nga “Vëllai i Madh” duke dalë automatikisht në nominim. Mirëpo ky vendim iu komunikua vetëm atij në dhomën e rrëfimit.

Së fundmi, Luizi ka biseduar me banorët duke u shprehur se është i sigurt se Xhoni është në nominim gjithashtu. Ai u shpreh se këtë mendim ia përforcon fakti se mes banorëve, vetëm tre prej tyre dolën në nominim, më pak javët e shkuara.

Image

Në momentin që “maestro” Armaldo Kllogjeri kuptoi atë që Luizi po i tregonte, ai u shfaq i çliruar, pasi e ndiente veten të rrezikuar deri në ato momente.

Kjo solli mjaft humor në shpi, me banorët e tjerë që nisin ta ngacmonin maestron, në këtë pikë, duke sjellë të qeshura të mëdha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco