Këngëtarja shqiptare pozon krah Kylie Jenner! Bilionerja publikon foton në Instagram-in e saj

Këngëtarja shqiptare pozon krah Kylie Jenner! Bilionerja publikon foton në Instagram-in e saj

18:38, 25/01/2023
A+ Aa A-

Për shumë kontakti me familjen e famshme Kardashian-Jenner, është i pamundur. Por, për familjen Hadërgjonaj nuk vlen një gjë e tillë.

Anxhelina Hadërgjonaj, vajza e këngëtares shqiptare Albërie Hadërgjonaj prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku në rrethin e saj shoqëror shpesh kemi parë edhe bilioneren Kylie Jenner.

Në fakt shoku i saj i ngushtë Ariel, njëkohësisht edhe shoku dhe make-up artisti i Kylie-t shpesh ka bërë që bukuroshja shqiptare dhe Jenner të frekuentojnë vende dhe festa të njëjta.

Edhe së fundmi ka qenë Ariel ai që ka bërë që Kylie dhe Anxhelina të pozojnë së bashku. Make-up artisti i njohur ka postuar në Instagramin e tij një foto ku duket në njërin krah Anxhelina dhe një krahin tjetër Kylie. Kjo foto më pas është postuar edhe nga vetë pronarja e “Kylie Cosmetics” në Instastory-n e saj.

Image

Më herët Albërie Hadërgjonaj në një dalje të saj ka rrëfyer se vajza e saj Anxhelina ka një shtëpi shumë të afërt me miliarderet Kylie Jenner dhe Kim Kardashian.

“Ne kemi fqinje Kylie me Kim dhe nënën e tyre. Janë shumë të mira, dalin me shapka. Në fillim i thashë Anxhelinës si dalin këto kështu. Nuk duken si në foto. Nuk kanë lidhje me fotot”, tha Albëria në emisionin Goca dhe Gra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco