Monica Bellucci - Deva Cassel: Nënë e bijë duken si dy pika uji

Monica Bellucci - Deva Cassel: Nënë e bijë duken si dy pika uji

08:46, 25/01/2023
A+ Aa A-

Nëse bukuria dhe ngjashmëria nuk vihen në dyshim, ato u konfirmuan edhe më shumë në sfilatën e Dior-it që 18-vjeçarja mori pjesë më 23 janar. 

Ngjashmëria duket dhe nga arsyeja se Deva Cassel po adopton stilin e mamasë së saj të famshme Monica Bellucci pasi dhe ajo kishte kaçurrela 20 vite më parë kur ishte çift me babain e saj Vincent Cassel.

Nëse 18-vjeçarja nuk ka zgjedhur aktrimin, ajo është në qendër të vëmendjes pasi merret me modeling. 

Deva Cassel ishte një nga të ftuarit në sfilatën e modës Dior të mbajtur në Muzeun Rodin të hënën, më 23 janar. 

E reja e ndoqi spektaklin si spektatore dhe për këtë rast zgjodhi një fund maxi të gjatë të cilin e ka shoqëruar me një bluzë transparente të cilën e kishte kompletuar me një pallto të gjatë.

Komentet në postim u bënë virale ku shumë ndjekës vunë në dukje se sa shumë i Cassel i ngjante nënës së saj.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco