Reperi shqiptar bën gjestin e veçantë, i ofron 1 javë pushime falas Luizit dhe Kiarës në këtë vend

Reperi shqiptar bën gjestin e veçantë, i ofron 1 javë pushime falas Luizit dhe Kiarës në këtë vend

11:09, 22/01/2023
A+ Aa A-

Teksa bisedonte dy ditë më parë me Kiarën, Luizi i premtoi asaj se pas daljes nga “Big Brother Vip Albania” nëse ai do e fitonte çmimin e madh do shkonin së bashku një javë me pushime në Maldive.

Por, moderatorja i tha këngëtarit se nuk është sezoni kur të dalin ata në muajin Mars dhe këngëtari i propozoi që të shkojnë në Bangkok.

Por, për çiftin, që ende nuk është i konfirmuar tamam, ka ardhur një gjest i veçantë nga reperi shqiptar GBani.

Në një koment në Instagram, ai i ka ofruar Luizit dhe Kiarës 1 javë pushime falas në Zakynthos të Greqisë, në resortin e një shqiptari nga Vlora.

“I nderuar Luiz,duke ndjek Big Brother Albania VIP 2, të dëgjova që shprehe dëshirën për të vajt pushime nja 1 javë me zojen e shpis në Maldives.

Pasi u informove nga Kiara se nuk asht sezoni i duhur për shkak të motit, ri shqyrtove opsionet duket fut në listë Shqiprinë ’, Greqin’ dhe disa vene të tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco