Në një 'luftë' të hapur me Luizin, Olta ka ankesa për 'mbështetësit' e tij

Në një 'luftë' të hapur me Luizin, Olta ka ankesa për 'mbështetësit' e tij

19:27, 21/01/2023
A+ Aa A-

Dukshëm shtëpia e “Big Brother Vip” është ndarë në dy grupe. Në njërën anë qëndron Olta me grupin e saj i cili përbëhet nga Amosi, Dea Mishel, Kristi, Tea dhe në anën tjetër qëndron Luizi dhe “përkrahësit” e tij, Efi, Ronaldo, Armaldo dhe Kiara.

E gjithë lufta duket se bëhet kush do të triumfojë midis Oltës dhe Luizit. Edhe vetë ata e pranojnë që ekziston një ndarje e tillë brenda shtëpisë. Në një bisedë së fundmi, Amosi i ka drejtuar këtë pyetje aktores: Ku mendon që do shkojë kjo lufta jonë me grupin?

Ndërkohë Olta Gixhari “shfajsohet” duke thënë se ata i binë në qafë asaj dhe kjo e fundit as që u përgjigjet provokimeve të tyre.

“Unë nuk ngacmoj asnjë. Ronaldo më ngacmon cdo sekondë, nuk kam reaguar asnjëherë ose kam reaguar me zë të ulët. Efi në mënyrë të tmerrshme. Nuk i kam kthyer as përgjigje,”-u shpreh Olta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco