KAFE SHQETO/ 'Luba', një histori tragjike dashurie vjen në Shqipëri përmes ‘playback theatre's’

KAFE SHQETO/ 'Luba', një histori tragjike dashurie vjen në Shqipëri përmes ‘playback theatre's’

13:20, 18/01/2023
A+ Aa A-

“Luba” një playback teatër për herë të parë në skenën shqiptare, vjen këtë fundjavë në Teatrin Kombëtar Eksperimental Kujtim Spahivogli. I krijuar për herë të parë në Amerikë nga Jonathan Fox dhe Jo Salas në vitin 1975, playback teater është një teatër i ndërtuar mbi interaktivitetin me spektatorët. Shfaqja vjen me regji të Armand Borës dhe skenar të Ylljet Alickës.

I ftuar ditën e sotme në emisionin  e mëngjesit për të ndarë detaje të tjera të rëndësishme lidhur më këtë shfaqje ishte vetë regjisori, Armando Bora.

“Teatri e ka si mision vetë që t’i lërë njerëzit pa gjumë dhe ‘Luba’ është një shfaqje që për mua ka dhënë një kënaqësi të madhe sepse për herë të parë eksperimenton një formë të re”-ka treguar ai.

Pyetje: Nëse i referohemi punëve të brendshme, përpiqeni të mos jeni shumë klasik, a është qëllim në vetvete ky?

Armando: Është një qasje estetike dhe unë e ndjej veten me fat, kam kuptuar që shumë shpejt duhet të kem një profil timin dhe në këtë mënyrë jam drejtuar drejt teatrit polifonik. Pas një eksperiencë të gjatë, ku në vitet 85’ kam filluar për herë të parë në televizion deri më sot është goxha kohë që më lejon të kthej kokën pas dhe të shoh rrugëtimin tim. Kam një qëndrueshmëri sa i përket anës estetike pasi kam shkruar humb vepra kryesisht në periudhën e komunizmit. Unë kam qëndruar në linjën time pasi artisti është mirë që të mos hallakatet.

Pyetje:  Më trego pak për elementin audio tek “Luba”. Çfarë do të thotë ‘playback theater’?

Armando: ‘Playback theatre’ është krijuar për herë të parë në vitet 75’ në Amerikë. FIlimisht ishte një teatër mjaft social në sensin që ishte publiku që sugjeron temën, dikush nga ata ngriheshin dhe tregonin një histori ku më pas aktori e mer dhe e improvizon me detaje. Më vonë, kjo formë kaq e brishtë mori një strukturë më të fortë duke u kthyer në një gjini të plotë artistike.  Është një format që të jep mudësi të bësh diskutim dhe kjo formë ta krijon këtë lloj mundësie, madje këtë radhë është shtuar edhe elementi muzikor.

Më tepër, niqni linkun më poshtë:

Klea Sula/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco