Pas ‘DWTS’ disa ditë relaksi! Elhaida dhe Lediani zgjedhin këtë destinacion për të shijuar pushimet e tyre të para si çift

Pas ‘DWTS’ disa ditë relaksi! Elhaida dhe Lediani zgjedhin këtë destinacion për të shijuar pushimet e tyre të para si çift

18:24, 12/01/2023
A+ Aa A-

Pas përfundimit te spektaklit të këcimit “Dancing With the Stars”, Elhaida Dani dhe partneri i saj Ledian Agallijaj, kanë nisur pushimet e tyre të para si çift. Dyshja kanë vendosur që të shijojnë pak kohë relaksi, teksa janë “arratisur” drejt Kroacisë.

Këtë e kanë bërë të ditur vetë Elhaida dhe Ledian përmes postimeve në llogaritë e tyre në rrjetet sociale.

Elhaida dhe Lediani janë përballur me komentet negative pasi bënë publike lidhjen e tyre. Lediani tha gjatë DWTS se ndjenja e tyre është reale si dhe theksoi se e shkuara e tij ka mbaruar.

“S’e kam bërë nuk e bëra dot, unë kam dashur ta bëj diçka të tillë e menduam të dy dhe thamë jo, nuk e menduam që do të ,merrte këtë lloj përmase, edhe kur është dhënë videoja kemi menduar të ndahej kjo copëz e ta mbanim për vete, kjo është shumë reale, e ndjejmë-njëri tjetrin dhe aq”, tha balerini.

Mirëpo, edhe Elhaida bëri një reagim. Këngëtarja tha se së bashku me Ledianin nuk kanë thyer asnjë kod moral me lidhjen e tyre të dashurisë.

“Ka qënë një javë shumë intensive kjo që kaluam, kishim vendosur të mos reagonim asnjëri, unë nuk jam këtu për të edukuar një popull të tërë por duke qenë se jam një personazh publik kam një lloj përgjegjësie kur bëj veprimet e mia në sy të publikut, e ndjeja të nevojshme të sqaroja vendin tim, fjalët nuk do të mbarojnë kurrë. Jemi të rritur të dy, nuk ka mundësi të mos kishim lidhje më para, nuk kemi thyer asnjë kod moral, jemi shumë të lumtur sot dhe ndihemi shumë me fat e jemi të lumtur që ndodhi këtu se duam ta kemi kujtim gjithë jetës dhe uroj të na lejojnë ta jetojmë. Kjo gjë është e vërtetë nga fillimi e deri kur të zgjasë. Disa gjëra duhet ti mbajmë edhe për vete”, ka thënë Elhaida.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco