Prej ditësh në kërkim nga policia, nga 'bëhet' Fero?

Prej ditësh në kërkim nga policia, nga 'bëhet' Fero?

10:04, 05/01/2023
A+ Aa A-

Që prej 28 dhjetorit të vitit që sapo lamë pas, Feronit Shabani i njohur si Fero është në kërkim nga policia e Kosovës.

Reperi akuzohet për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, pasi qëlloi me armë zjari në një lagje të Gjilanit.

Së fundmi Zëdhënësi i Policisë në rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani për Insajderi njoftoi se i dyshuari F.SH është ende në arrati.

“Ende nuk është arrestuar. Po vazhdon kërkimi i tij nga ana e Policisë” – tha Hashani.

Nga ana tjetër kujtojmë që tre ditë më parë bashkëshortja e Feros, Arbenita Ismajli publikoi një foto ku dukej në prehërin e reperit.

Image

Kjo foto e tyre erdhi pas lajmeve që Fero ishte shpallur në kërkim dhe pas lajmeve të shumta që dyshja ishin ndarë me njëri-tjetrin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco