Probleme me Ronaldon, Georgina: Kur isha 22 vjeçe takova dashurinë e jetës

Probleme me Ronaldon, Georgina: Kur isha 22 vjeçe takova dashurinë e jetës

18:54, 03/01/2023
A+ Aa A-

Në 24 orët e fundit në shtypin e huaj thuhet se Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo  po kalojnë një krizë të rëndë në marrëdhënien e tyre, ndërkohë që edhe dasma e tyre është shtyrë për momentin.

Mirëpo, partnerja 28-vjeçare e futbollistit dhe nënë e dy fëmijëve të tij, i është përgjigjur lajmeve që po qarkullojnë në mediat rozë duker i dhënë fund thashethemeve për ndarje.

Më konkretisht, Rodriguez ka postuar dy foto në story-n e saj në Instagram ku shfaqet ajo dhe Ronaldo në fillim të lidhjes së tyre, duke shkruar: “Kur isha 22 vjeç takova dashurinë e jetës sime” dhe “sa të bukur ishim”.

Image

Gazetari Gonzalo Vasquez theksoi në emisionin “Socialite”: Zhgënjimi i fundit i lojtarit në Botërorin e Katarit me kombëtaren portugeze mund të ketë shkaktuar krizën dhe dasma që ata kishin planifikuar për vitin 2023 është në “pritje”. Duke theksuar se shtyrja e dasmës së tyre është e pacaktuar, me rrezikun që Georgina Rodíguez dhe i dashuri i saj të mos ngjiten fare shkallët e kishës.

Rodriguez  me postimin e saj  të fundit tregon se asgjë nuk është e vërtetë nga ato që thuhet. Ronaldo, nga ana tjetër, tani për tani po qëndron i heshtur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco