Plas debati në ‘Big Brother Vip Kosova”, Stresi dhe Gresa akuza të forta ndaj njëri-tjetrit: Je falsë!

Plas debati në ‘Big Brother Vip Kosova”, Stresi dhe Gresa akuza të forta ndaj njëri-tjetrit: Je falsë!

09:29, 20/12/2022
A+ Aa A-

Një debat i ashpër ka ndodhur mes reperit Stresi dhe Gresa Hoti gjatë mbrëmjes së ‘Prime’-t në “Big Brother Vip Kosova”.

Shkak u bënë disa biseda të modeles ku shpreh me banorët e tjerë pakënaqësitë që kishte rreth Stresit dhe theksoi se nuk i vjen mirë që babai i saj ta shikojë mes dy djemve.

Gjatë debatit, Stresi ka reaguar i revoltuar ku është shprehur se Gresa e ka akuzuar për një 14- vjeçare por ai e ka njohur banoren me një 45-vjeçar në orën 5 të mëngjesit.

Menjëherë erdhi dhe ndërhyrja e Alaudin Hamitit i cili i kërkoi reperit të tregojë respekt për femrën.

“Unë nuk luaj me zemra të njerëzve. Për mua është shumë falsë, nuk i besoj këtij njeriu. Për mu është vetëm negativitet. Nuk ka besim në vete. Ka probleme me veten. Unë e di çfarë personi jam, dhe nuk e di për çfarë skenash po e bën këtë. Falsë, falsë, falë”- u shpreh Gresa.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco