KAFE SHQETO/ Midis ‘live dhe skenës’, rrëfehet Gresa Gjoreca: Ja përse zgjedh gjithmonë të parën

KAFE SHQETO/ Midis ‘live dhe skenës’, rrëfehet Gresa Gjoreca: Ja përse zgjedh gjithmonë të parën

11:59, 16/12/2022
A+ Aa A-

E njohur si këngëtare dhe prezantuese televizive, Gresa Gjoreca ka filluar të këndojë që në moshë të vogël, ku vitin 2004 shpallet fituese e kompeticionit “Poleposition “. Një vit më pas bëhet pjesë e televizionit, si vokaliste në programin “Top Shoë”. Pjesëmarrëse 3 herë në “Top Fest”, Gresa është nominuar për disa çmime. Edhe pse i ka munguar skenës së festivaleve, Gresa prej 18 vitesh këndon live në ambientet e kryeqytetit dhe jo vetëm.

E ftuar ditën e sotme në “Kafe Shqeto” ajo ka treguar  disa të pathëna sa sa i përket karrierës së saj si dhe pjesëmarrjes në festivalin ‘Kënga Magjike”.

Pyetje: E afiruar per live, ke silin tënd dhe një pjesë e mirë e Tiranës e di këtë. Herë pas herë shkon në një festival por më pas sikur tërhiqesh, pse e bën këtë?

Gresa Gjoreca:"Të them të drejtën halli im i vetëm është që të këndoj mirë. Duke qene se unë kam  preferuar të jem Gresa dhe të mos bëj këto kompromiset që bëhen shpesh, që përfshijnë zhanera të ndryshme muzikore të cilat janë shumë në rregull, thjesht nuk janë ‘Gresa’. Populloret i kam shumë qejf që t’i kërcej dhe nuk preferoj që t’i përdor në evenimente.

Pyetje: A do të jesh pjesmarrëse në Festivalin e fundvitit?

Gresa Gjoreca:“Jo nuk do të jem. Unë e kam dorëzuar edhe materialin por nuk është pranuar dhe realisht nuk kam pyetur se përse nuk është pranuar. Së shpejti, nga fundi i janarit ky material do të vijë për të gjithë publikun edhe me videoklip. Ndoshta nuk do ta kisha përmendur fare këtë pjesë, por nuk kam fare arsye pse gënjej pasi kam bërë një pakt me veten që të jem sa më realiste.

Sa i përket pjesëmarrjes në Këngë Magjike, Gresa ka treguar se këtë vit pjesmarrja e artistëve ka qenë mjaft e mirë dhe se ka patur konkurrencë.

Gresa Gjoreca:“Realisht në atë festival ka pasur këngëtarë të muzikës live edhe ata të new artist kanë qenë mjaft  të mirë dhe kjo është një shenjë pozitive për artin shqiptar. Realisht unë jam e kënaqur që pas 14 vitesh u bëra pjesë e këtij festivali.

Pyetje: Çdo këngëtar e trajton këtë si biznes, por ti si Gresa kujt i drejtohesh kush i dëgjon këngën e tua?

Gresa Gjoreca: ‘Unë si  Gresa kam shijet e mia që janë disi unike dhe kam publik që më duan, që duan muzikën që Gresa ka bërë e që do të vazhdojë të bëjë. Të gjitha këngët që këndoj janë të mira dhe kjo do të thotë se e kam një eksperiencë dhe instikti nuk më gabon”.

/Klea Sula/ Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco