Pas deklaratës së bujshme, Majk dhe Don Xhoni zbulojnë se si është raporti mes tyre

Pas deklaratës së bujshme, Majk dhe Don Xhoni zbulojnë se si është raporti mes tyre

12:02, 14/12/2022
A+ Aa A-

ajk ka qenë i ftuari i radhës në “Zemër Luana”, ku edhe ka bërë disa deklarata mjaft të forta, ose të paktën kështu u interpretuan nga publiku. Teksa ka qenë në sfidën e “Paintball”, ai qëlloi foton e Don Xhonit duke thënë se “duhet të mbledhë rrobat dhe të largohet nga rap-i”.

Mirëpo, së fundmi vetë Majk ka postuar një foto ku shfaqet pranë Don Xhonit.

Majk shkruan:  “Asgjë veç dashurisë dhe respektit boki”.

Më pas të njëjtën foton e ka publikuar edhe vetë Don Xhoni.

Epo mesa duket nuk ka asgjë për t’u alarmuar pasi dy reperët janë kolegë e miq të mirë me njëri-tjetrin dhe nuk kanë probleme.

Image

Më herët, Majk u pyet se cilin artist cilësonte si më pak të talentuar dhe reperi ka zgjedhur pikërisht Taynën.

Rikujtojmë se pak vite më parë, Tayna ka cilësuar Majk si një ndër artistët “e rënë nga fiku”, që do të thotë se karriera e tij nuk kishte shkuar siç duhej. Pikërisht në këtë lojë, Majk vendosi t’i japë Taynës një kundërpërgjigje.

Në ‘Paintball’, ku duhej t’u përgjigjej pyetjeve duke qëlluar me armën me bojë në fotot e tyre, Majk ka zbuluar se ka një hatërmbetje me Capital T. Ndonëse kjo ka qenë diçka që nuk është bërë publike, duket se marrëdhënia e tyre nuk qenka miqësore.

Megjithatë, Majk ka vendosur të mos japë detaje nga kjo marrëdhënie e tensionuar.

Pyetjes, se cilin prej artistëve në tabelë nuk do e krahasonte me veten e tij, Majk iu përgjigj duke qëlluar Dafinën, duke e justifikuar se ajo është femër, kështu që nuk mund të krahasohet me Majk. Por theksojmë se në tabelë kanë qenë dhe vajza të tjera, si Era Istrefi apo Tayna.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco