Finalistët e 'DWTS' qenkan zgjedhur që tani dhe ne nuk e dinim këtë?

Finalistët e 'DWTS' qenkan zgjedhur që tani dhe ne nuk e dinim këtë?

11:41, 14/12/2022
A+ Aa A-

“Dancing With The Stars” ka qenë në krye të diskutimeve sa për personazhet pjesëmarrës edhe për debatet e herë pas hershme me jurinë apo paknaqësitë me vlerësimet.

Mirëpo tani që ky spektakël po i afrohet natës finale, gjithë sytë dhe veshët janë tek emrat që do të mbesin për natën e fundit dhe që do të jenë pretendentë për çmimin e parë.

Secili ka krijuar preferencat e tij për konkurrentët, ku deri më tani në gjysmëfinale zyrtarisht ka kaluar vetëm Megi Pojani. Mirëpo me një vështrim në rrjetet sociale të cilat tregojnë shumë, diçka ka tërhequr vëmendje.

Nga nata e fundit e spektaklit, faqja zyrtare e “Top Channel” në Instagram ka postuar vetëm kërcimin e Megit, Sarës, Elhaidës dhe Arditit.

Ky veprim na bëri të mendojmë mos ndoshta produksioni i paska zgjedhur finalistët që tani dhe ka lënë jashtë Salsanon, Julkën dhe Islin?

Gjithsesi deri atë natë do ta shikojmë nëse këto hamendësime nga rrjetet sociale janë të vërteta dhe finalistë do të jenë këto katër emra apo jo?

Këtë të premte konkurrentët e mbetur në garë do të kërcejnë me një personin e tyre të dashur. Këtë informacion e ndau me publikun Julka Gramo teksa ishte e ftuar në “Wake Up”.

E me këtë rast nga reagimi i saj kuptuam se Julkën në këtë sfidë do ta shoqërojë partneri i saj.

Ndërsa më herët Sara Hoxha ka publikuar një “Instastory” ku dukej me babain e Ledri Vulës, Agron Vulën në ambjentet e “Top Channel”. Siç duket Sara do të vallëzojë me vjehrrin e saj këtë të premte në spektaklin e kërcimit.

Ndërsa Megi Pojani do të kërcejë me dy motrat e saj, Inën dhe Marsin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco