Jo një por dy persona, ja me kë do të kërcejë Megi Pojani këtë të premte në ‘DWTS’

Jo një por dy persona, ja me kë do të kërcejë Megi Pojani këtë të premte në ‘DWTS’

16:48, 13/12/2022
A+ Aa A-

Megi Pojani është një ndër konkurrentet më të komentuara. Mirëpo, në puntatën e radhës së “Dancing With The Stars” ajo do të kërcejë me dy personat e saj më të dashur.

E gjeni dot se për kë po flasim?

Pikërisht për dy motrat e saj, Ina dhe Marsi.

Vajzat madje kanë postuar pamje e video nga provat dhe besojmë se performanca e tyre do të jetë bombastike dhe shumë e komentuar, ashtu sikurse është edhe vetë Megi.

Konkurrentja e “Dancing With the Stars”, Megi Pojani, ishte e ftuar së fundmi në një intervistë së bashku me balerinin e saj shoqërues në program, Jurgen Balën.

Dyshja zbuluan më shumë rreth raportit që kanë ndërtuar dhe eksperiencës së tyre në spektaklin e kërcimit. Duke folur për eksperiencën e saj në “DWTS”, Megi u shpreh se është një “lodhje e bukur.”

“Është lodhje shumë e bukur sepse unë e shijoj, më pëlqen. Është e bukur si eksperiencë, në aspektin personal më ndihmon të jem më e shëndetshme, jo vetëm fizikisht por edhe mendërisht. Shumë sfiduese”- u shpreh Megi.

Sa i përket raportit me partnerin e saj në kërcim, Jurgenin, Megi u shpreh se “është mirënjohëse që e ka njohur.”

“Jam mirënjohëse që e kam njohur Jurgenin. Nuk jam personi që të krijoj shoqëri në ambjente pune, jam shumë profesionale. Unë jam shumë selektive e njerëzit që shoqërohem, por Jurgeni ‘ma ka vjedhur zemrën’. Kur më thanë në fillim që do kërcej me Jurgen Bala, mendova ‘mos do më hapë problem ky mua, mos flet më shumë seç duhet’. Nuk po kërkoja protagonizmin, por doja të dija që ai përshtatej me natyrën time”- tregoi Megi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco