'Nuk do shikoj gjoksin tënd unë'/ Plas sherri për reçipetat mes vajzave në ‘BBVIP Kosova'

'Nuk do shikoj gjoksin tënd unë'/ Plas sherri për reçipetat mes vajzave në ‘BBVIP Kosova'

16:41, 13/12/2022
A+ Aa A-

Një debat ka shpërthyer gjatë mbrëmjes së “Prime’-it ku shkak është bërë veshja e ‘papërshtatshme’ e disa prej banoreve të shtëpisë.

Xhuli solli në vëmendje kritikën e Stresit ndaj saj, ku reperi i kishte thënë se ajo  “vishet në mënyrë ekstravagante”.

 “Jam pak e befasuar nga Stresi. Por s’ka gjë se ma ka thënë edhe në sy. Kështu rri edhe në shtëpinë time, prandaj rri edhe këtu. Në qoftë se unë ndjehem mirë me veten time, nuk kam nevojë për përmirësime”, theksoi ajo.

I menjëhershëm ishte dhe reagimi i Shota Baraliut e cila u shpreh se nuk është aspak etike veshja pa reçipeta dhe theksoi se kjo gjë i bën meshkujt të ndihen shumë në siklet.

 “Ne jemi në mesin e kamerave 24 orë. Nuk po më pëlqen shumë herë veshja e brendshme e femrave, pa sytjena. Del para meje më tregon muhabet serioz dhe shihet komplet, unë nuk mund t’i kthej përgjigje. Nuk është etike. Nuk mundem që t’iu përzihem. Nuk po më duket mirë mua si femër. Duken aq keq, unë si femër ndihem keq. Imagjino meshkujt se si ndihen”- u shpreh ajo.

Më tej erdhi dhe reagimi i Ana Kabashit e cila e revoltuar u shpreh se nëpër botë po luftohet për të pasur barazi gjinore.

 “E gjithë bota po lufton për të pasur barazi. Çfarë po flet ti ne duhet të mbrohemi prej meshkujve për këtë koment, e ti femër je. Nuk dua të vesh sytjena. Nëse mua më pengojnë sytjenat nuk dua që t’i vesh. A mund t’i përmendi. A bën që të flas. Rri me djem. Mos na shiko”,– tha këngëtarja.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco