'Ishalla ju pushton prapë Serbia!' Fifi frustrohet me ndjekësin

'Ishalla ju pushton prapë Serbia!' Fifi frustrohet me ndjekësin

16:37, 13/12/2022
A+ Aa A-

Fakti që janë personazhe të njohur publik i vendos ata përballë komenteve të shumta.

Mirëpo përpos komenteve pozitive, me shumicë janë edhe ato negativet kundrejt artistëve tanë.

Së fundmi Filloreta Raçi e njohur si Fifi shumë e tmerruar ka ndarë në Instastoryn e saj një koment që ka marrë nga një ndjekës i saj. Fakti që ata janë persona të ndjekur, nuk do të thotë që mund të durojnë çfarëdo komenti.

Personi në fjalë i ka shkruar këngëtares duke u lutur që Serbia ta pushtojë Kosovën.

“Dhe ja pra miq, e nis një super dite dhe vjen një koment i tillë…sa i ligë duhet të jesh t’ i urosh fatkeqësi dikujt. Sa i ligë duhet të jesh që t’i urosh hyrjen e armikut në konak dhe po flasim për të njëjtit që na shkatërruan emocionalisht, ekonomikisht, psikologjikisht, na vranë e na përdhunuan e na masakruan….na lanë mbrapa në çdo aspekt. E sikur ky komenti kam marrë edhe disa të tjerë të cilat nuk e di pse nuk i kom nxjerr ma herët. Më vjen keq që bëhemi bashkë veç kur ka ndeshje futbolli, bëhemi patriotë veç kur bëhet gol”, shkruan Fifi.Image

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Messi 14/12/2022 09:56

Fifi, mos u merzit! Kjo dore qe e ka shkruar kete krim, eshte dore rilindase dhe se ka me ty, Fifi, e ka me kosoven! Kjo dore eshte ne linjen qe ndjek bossi i rilindjes, kryeministri, Rama!

Shto koment

Denonco