Humbja e nënës, Fjoralba Ponari zbulon sesi ia lehtësoi dhimbjen i dashuri

Humbja e nënës, Fjoralba Ponari zbulon sesi ia lehtësoi dhimbjen i dashuri

15:48, 13/12/2022
A+ Aa A-

Fjoralba Ponari, është një nga prezantueset më të ëmbla dhe të pëlqyera të publikut.

Image

U njoh fillimisht për publikun si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në ‘The Voice of Albania’. Më pas, bukuroshja nisi të bashkëprezantojë në “E Diell” ku në fakt u bë shumë e njohur për audiencën e gjerë. Tani ajo prezanton programin më të ndjekur të humorit “Portokalli” dhe një emision të sajin me shumë emocione “Më thuaj një dëshirë”.

Ajo flet shumë rrallë kur bëhet fjalë për jetën e saj private. Mirëpo, falë Instagramit, ajo bën që herë pas here të ndajë ndonjë detajë me fansat e saj. Fjoralba ka treguar se prej disa kohësh është e lidhur me një djalë të panjohur për publikun, i cili quhet Françesko.

Ditën e sotme bukuroshja ka postuar në Instagram një foto të dorës së saj dhe të tij të kapura fort me njëra-tjetrën dhe ka shkruar se si ka qenë ky vit për të.“2022 ishte një vit i vështirë, por ishte më e lehtë me ty pranë. Të dua!”.

Moderatorja nuk ka nguruar të ndajë në Instagram një foto nga një muzeum në Firence. “Me rëndësi në këtë jetë, është të jesh i drejtë!”, ka shkruar Ponari, krahas fotos, në të cilën shfaqen bashkë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco