Kastro Zizo flet pas eliminimit nga 'Dance Albania'

Kastro Zizo flet pas eliminimit nga 'Dance Albania'

15:21, 13/12/2022
A+ Aa A-

Kastro Zizo është një artist kaq shumë i komentuar. Së fundmi, ai ka zbuluar për  “Abc-në e Mëngjesit” detaje nga planet për karrierën e tij si dhe për eliminimin nga “Dance Albania”.

Mirëpo, gjatë fjalës së tij, Kastro ka thënë se spektakli iu duk pak si “Big Brother”.

 “Si eksperiencë ishte mjaft e bukur, sepse unë e kisha për së dyti herë. Kam mësuar nga shumë vite eksperiencë që gjërat i shoh si punë dhe mua mu duk si punë. Mendoj se ishte e drejtë për aq sa zgjati. Më pëlqen që aty ka një solidaritet mes grave, që konkurrentet e fundit  janë gra, me në krye Verën si producente. Mbrëmë ishte pak e çuditshme sepse e pashë pak dhe mu duk si një pjesë e Big Brother-it”.

Më herët, Kastro zbuloi se ka marrë një çmim shumë të rëndësishëm së fundmi në Washington DC. Ai është nderuar me çmimin  “Artisti i Vitit 2022” konkretisht për kontributin si artist dhe aktivist i të drejtave të njeriut.

Këtë lajm e ka bërë vetë me dije Kastro, përmes një postimi në Instagram.

Postimi i tij:

“Ky dhjetor festash me solli dhuraten me te bukur! Jam i lumtur te ndaj me ju lajmin se jam nderuar me cmimin ‘Artisi i Vitit’ per vitin 2022, per arritjet dhe kontributin tim si artist dhe aktivist i te drejtave te njeriut. Vleresimi me kete cmim u be i mundur prej propozimit te komunitetit artistik te New Yorkut dhe me kerkese nga zyra e senatorit te ShBA ne New York, z. Chuck Schumer, eshte ngritur flamuri ne majen e nderteses se Kongresit Amerikan ne Washington DC. Ky cmim me jepet ne celebrimin e Dites Boterore te te Drejtave te Njeriut nga Organizata e Kombeve te Bashkuara. Dua te shpreh nje mirenjohje te thelle ndaj senatorit Chuck Schumer i cili ka qene perhere nje ze i fuqishem perkrahes per shqiptaret ne Shtetet e Bashkuara dhe ka luftuar per te drejtat e tyre jashte ShBA-se. Nje falenderim i perzemert shkon edhe per komunitetin artistik te New Yorkut, te cilet me vleresuan te denje dhe propozuan Klevis Begen per kete cmim! Puna disavjecare ne luften kunder pabarazise dhe diskriminimit me baze gjinore si dhe perpjekjet e pareshtura per te mbeshtetur dhe promovuar te rinjte shqiptare dhe jo vetem, jane ato qe me sollen perpara ketij momenti kaq perules per mua! Kjo pasi ky cmim vjen me nje ndjesi te shtuar pergjegjesie per mua dhe shoqaten te cilen une drejtoj, ‘E ardhmja ime, e tashmja ime’, e cila do te vazhdoje misionin e nisur me projekte te reja… Stay tuned!”, shkruan Kastro Zizo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco