Iva Tiço i rikthehet ‘sherrit’ me Ermal Mamaqin: Kam bërë gallat…

Iva Tiço i rikthehet ‘sherrit’ me Ermal Mamaqin: Kam bërë gallat…

10:20, 13/12/2022
A+ Aa A-

Iva Tiço ka rikthyer dhe njëherë ‘sherrin virtual’ që pati disa javë më parë me Ermal Mamaqin.

Teksa ishte e ftuar në “Abc e Pasdites”, gazetarja është ‘ngacmuar’ nga prezantuesi në lidhje me situatën.

 “Kam lexuar aq shumë libra sa nuk mund të futem në një trajnim ku citohen libra që t’i kanë thënë të tjerët. E ke gjëkundi Iva Tiço që i thotë Ermalit apo filanit ndonjë gjë. Nuk kam zënë asnjë emër në gojë”-u shpreh Iva.

“Kam bërë gallat, në një faqe ku është dhe mikesha ime me të cilën unë bëj gjithmonë gallat. Vet i tha, vet i bëri, i zhbëri, vet nuk e shiti librin.”- theksoi ajo.

Kujtojmë se shkak u bë komenti i gazetares e cila ironizoi librin e parë të Ermalit “Në garë me veten”. 

Image

Pas kësaj, gjatë një interviste Mamaqi tregoi se ‘sherri’ nuk ndodhi për shkak të marketingut, por sepse ashtu erdhën gjërat.

“Nuk ishte e llogaritur. Madje, ishte keqardhje që pavarësisht humori që unë i bëj gjërat dhe jap mesazhin. Me erdhi keq që ajo ishte shprehur ashtu. Se pavarësisht se ajo mund të mos ta pëlqej librin, po ky është një biznes dhe po ironizon rrogën e shumë familjeve që kanë punuar për të.

Janë disa momente që shfrytëzohen për marketing megjithëse keqardhjen që kam kur disa njerez shprehen kështu, sidomos Ivën që e njoh. Nuk ka rëndësi se çfarë flitet, rëndësi ka që flitet.

Të gjithë ata njerëz që sulmojnë dhe shajnë kanë nevojë të vijnë në këto trajnime dhe të lexojnë librin. Patjetër edhe Iva. E mira do të ishte që këto komente të vinin pasi ta kishin lexuar këtë libër”, – u shpreh asokohe Ermali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco