Meri Shehu habit me parashikimin e saj: Ja kush e fiton ‘Dancing With The Stars’

Meri Shehu habit me parashikimin e saj: Ja kush e fiton ‘Dancing With The Stars’

21:38, 12/12/2022
A+ Aa A-

Astrologia Meri Shehu njihet për deklaratat e forta dhe për parshikimet e saj. Së fundmi ajo ka bërë një analizë të detajuar rreth konkurrentëve që kanë pobabilitetin më të madh për të fituar “Dancing with The Stars”.

Me një përllogaritje të shenjave të VIP-ave, u vu re se në garë ishin mbizotërues këto pesë shenja: Peshore (Isli Islami), Gaforre (Salsano Rrapi), Bricjapi (Ardit Çuni), Luani (Elhaida Dani) kurse në shenjën e Binjakëve ishin tri konkurrentë (Julka Gramo, Megi Pojani dhe Sara Hoxha).

Teksa duket se dominon shenja e Binjakëve Meri u shpreh me shaka se ‘do ketë shumë konkurrencë mes tyre’ dhe ‘ndoshta ajo që ka burrin më të fortë do arrijë të fitojë’. Për shenjat që mund të jënë fitues ishin Luani ose Bricjapi:

“Me Jupiterin në shenjën e Dashit, do të kemi më shumë favorizim të Luanëve. Elhaida ka bërë më shumë emër dhe ka kërcyer në evenimente të mëdha. Arditi (Bricjapi) ka tani pak më shumë shanc duke qenë se Afërdita dhe Mërkuri është në Bricjap dhe përshtatet me lëvizjet më të kujdesshme dhe mund të marri një lloj publiciteti”- u shpreh astrologia.

Sipas Shehut, shEnja më favorizuese është Luanët duke qenë se e pretendojnë shumë shkëlqimin dhe janë shenjë e qëndrueshme, duke lënë të nënkuptohet se Elhaida Dani mund të jetë fituesja e çmit të madh.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco