Dyshohet se ka vrarë veten, gjendet e vdekur influencuesja e famshme

Dyshohet se ka vrarë veten, gjendet e vdekur influencuesja e famshme

21:07, 10/12/2022
A+ Aa A-

Influencuesja e famshme Maja Janeska është gjetur e vdekur në rrethana misterioze. 39 vjeçarja u gjet me një plagë në kokë në shtëpinë luksoze që ajo ndante me të dashurin e saj manjat Kyle Phillips në Afrikën e Jugut. Kyle tha se po lante dhëmbët kur dëgjoi një të shtënë nga dhoma e gjumit.

“Pas mbërritjes në adresën e dhënë, policia gjeti një grua në dhomën e gjumit me një plagë me armë zjarri në kokë. Kishte një armë zjarri pranë saj. Gruaja u konfirmua e vdekur nga mjekët.”, tha zëdhënësja Mavela Masondo në një deklaratë, citojnë mediat e huaja.

Një anëtar i familjes tha se Janeska ndonjëherë “kishte frikë për jetën e saj”. “Ne jemi në Evropë dhe duart tona janë të lidhura sepse nuk mund të shkojmë në Afrikën e Jugut për shkak të çështjeve të vizave. [Janeska] është shtrirë atje në një morg, dhe ne nuk kemi asnjë të dhënë se çfarë po ndodh në të vërtetë.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco