'Vetëm nëse vjen ish-gruaja largohem i lidhur nga Big Brother', ja si reagoi Keisi pas deklaratës së Stresit

'Vetëm nëse vjen ish-gruaja largohem i lidhur nga Big Brother', ja si reagoi Keisi pas deklaratës së Stresit

20:43, 08/12/2022
A+ Aa A-

Stresi është njëri nga 14 banorët e shtëpisë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.Ai tashmë ka nisur debatet dhe diskutimet me banorët në lidhje me muzikën e po ashtu edhe jetën private.Në një bisedë, artisti nga Shqipëria theksoi se do të dilte nga BBV nëse do i vinte ish-partnerja.

I njëjti iu referua Keisit, me të cilën është i martuar akoma ligjërisht.“Valla veç nëse vjen ish-gruaja kisha dal prej Big Brotherit direkt. Ndryshe harroje që ma mbush mendjen mu dhe harroje që vjen dikush që e konkurron atë këtu”, u shpreh ai. Një reagim nuk mungoi nga ish-e dashura me një postim të shpërndarë në InstaStory.

Ajo ka ndarë një pjesë të shkurtër të videos në të cilën shtoi: “Njiheni dhe ju pak”. Romanca e tyre ka qenë gjatë e komentuar edhe në medie, shpesh për një pajtim mes tyre e gjithashtu edhe për ndarje.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco