Getinjo rrëfen vështirësitë ekonomike që ka kaluar: Kam punuar edhe në ndërtim

Getinjo rrëfen vështirësitë ekonomike që ka kaluar: Kam punuar edhe në ndërtim

16:27, 08/12/2022
A+ Aa A-

Reperi i njohur, Getinjo është tashmë në qendër të vëmendjes që pas hyrjes në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”.

Së fundmi, ai po diskutonte me banorët rreth temës për njerëzit që nuk duan të punojnë. Këtu Getinjo zbuloi se dikur nga kushtet e vështira ekonomike ishte detyruar të punonte në ndërtim.

“Unë vet kam hapur kamarier, shankist(menaxher), kam lyer, e kam kapur hilltin (punëtor ndërtimi) në 6:00 të mëngjesit, e kam lëshuar në 8:00 të mbrëmjes”, u shpreh ndër të tjera reperi.

Në një tjetër moment ka qenë duke bërë një diskutim me banorët e shtëpisë, ai ka thënë ndër të tjera se bota sipas tij, është e sheshtë dhe jo e rrumbullakët.

Madje, deklarata e tij është bërë virale në rrjet.

“Krejt e di unë shpjegimin e Gjeografisë që na kanë shpjeguar në shkollë, por unë nuk e besoj. Bota është e rrafshët dhe unë ende e mendoj, a din me sa njeriun kam bërë debate”, ka thënë ai.

Ndërkohë, edhe artisti Gjon Karrica i njohur ndryshe si Lugati, mbështeti deklaratën e Getinjos. Reperi Getinjo ka publikuar klipin e tij më të ri të titulluar “God”. Mirëpo, kënga e tij është pritur mjaft mirë nga ndjekësit dhe për këtë arsye, reperi ka publikuar një ‘story’, ku i drejtohet me disa fjalë ndjekësve të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco