U dhunua nga 20 policë në sy të bashkëshortes, Robert Aliaj rrëfen tmerrin e përjetuar

U dhunua nga 20 policë në sy të bashkëshortes, Robert Aliaj rrëfen tmerrin e përjetuar

10:38, 04/12/2022
A+ Aa A-

Ai njihet për stilin e tij të veçantë po aq sa edhe për bindjet dhe mendimet e tij që jo pak herë kanë bërë bujë në media.

Po flasim për Robert Aliaj Dragot, i cili së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “S’e luan topi”. Këtë herë ai ka ndarë me shikuesit një ngjarje të rëndë që i ka ndodhur në vitin e largët 1991.

“Jam masakruar keq rëndë në ‘91-shin në stadiumin e Beratit, ku unë në një koncert recital kisha të ftuar Dritëro Agollin, meqë konsiderohej komunist nga pushteti që kishte ardhur që quhej demokratik. Kishin hap telashe ndërkohë mua po më hapnin telashe për të më vonuar show-n, thashë që nuk nis pa ardhur Dritëroi se është një fyerje për një personazh që kam respekt, një njeri që më ka udhëzuar më shumë se sa më ka penguar. Ne jemi frymëzuar nga këta poetë në atë kohë.

Mua më kanë sulmuar për të më nxjerrë me zor, ishte edhe shefi policisë së Beratit, më ka fut dorën më ka çarë nga thonjtë e paprera, edhe pse isha i veshur me lëkurë,”-tregoi Roberti.

Jo vetëm kaq! Ai tregoi se e kanë goditur me shkopinj në sy të bashkëshortes së tij.

“Nja 20 policë me shkopa që më sulmuan, tani imagjino në këtë murin ruhesha se mos haja ndonjë shkop kokës. Unë godita një civil, çfarë ndodhi më masakruan në faqen tjetër të murit lanë bashkëshorten time. Imagjino një burrë që sheh me shpatulla pas muri femrën e vet, nuk mund të bëja asgjë.

Unë shpërtheva bëra sa munda, por më e tmerrshmja ishte kur unë u detyrova të këndoja, ishte perversitet total, duhej të këndoja se ishte publiku aty se më thanë nëse ti flet se çfarë ndodhi këtu do të masakrojmë”-përfundoi artisti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Messi 04/12/2022 13:42

O Berti pse mashron! Ne vitin 1991 vazhdonte pushteti jot dhe i Driteroit, i cili per fat te keq te shqipetareve vazhdon dhe sot!

Shto koment

Denonco