Në prag të festave të fundvitit, Xhensila na prezanton anëtarin më të ri të familjes së saj!

Në prag të festave të fundvitit, Xhensila na prezanton anëtarin më të ri të familjes së saj!

12:40, 01/12/2022
A+ Aa A-

Në prag të festave të fundvitit, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku i kanë shtuar familjes së tyre të vogël një anëtar të ri.

Dhe nuk është ajo që mendoni ju. Bëhet fjalë për një kotele të vogël ngjyrë hiri, që Ajka duket se e dashuron që tani.

Ka qenë vetë këngëtarja e cila me anë të një “Instastory” na ka prezantuar kotelen teksa krahas shkruan:

“Ju prezantoj me anëtarin më të ri të familjes Kallaku, Gray, Twinkle, moon, shade, Star… na falni por Ajka akoma nuk është e sigurt për emrin.”

Image

Kujtojmë që disa ditë më parë u përfol në rrjet për një shtatzëni të dytë të Xhensila Myrtezajt.

Ishte një postim i Rezarta Shkurtës, që në këtë rast është mikesha e çiftit që ngjalli dyshimet për një shtatëzani të dytë të këngëtares së njohur.

Në foto dukej Besi dhe Xhensila të përqafuar teksa duart i mbanin tek barku i këngëtares.

E si për të shtuar edhe më shumë dyshimet, krahas imazhit Rezarta shkruante: “Coming Soon”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco