Lajmi i fundit

CNN: Dosja shqiptare e McGonigal është më e rëndë se ajo ruse! Nuk raportoi marrëdhëniet sekrete me Ramën

Albërije Hadërgjonaj merr ftesën nga 'BBV' Albania dhe Kosova, zbulon nëse do të jetë pjesë e spektaklit

Albërije Hadërgjonaj merr ftesën nga 'BBV' Albania dhe Kosova, zbulon nëse do të jetë pjesë e spektaklit

13:52, 30/11/2022
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur Albërije Hadërgjonaj ka zbuluar së fundmi se ka marrë ftesën për të qenë pjesë e spektaklit të “Big Brother Vip Albania” dhe atë në Kosovë.

Teksa ishte e ftuar në “Mirage”, artistja  u shpreh se nuk ka pranuar asnjë nga ftesat që i kanë ardhur për shkak se nuk ka pasur mundësi.

“Të jem e sinqertë ftesën e kam marrë edhe nga “Big Brother” në Shqipëri dhe në Kosovë por më vjen shumë keq që s’kam pasur mundësi ta pranoj këtë super ofertë. Po të jetoja në Shqipëri edhe në Kosovë do ta kisha pranuar me shumë kënaqësi”- tregoi Albërija.

Kujtojmë se “BBVip 2” pritet të nisë shumë shpejt dhe në media kanë nisur të përmenden emrat se kush do të jetë pjesë e reality shoë-t. Arbana Osmani zbuloi se edicioni i dytë i “Big Brother VIP” do të nisë së shpejti dhe se ndryshe nga viti i kaluar, këtë vit ka një konkurrencë të madhe për të qenë pjesë e reality show-t.

Disa ditë më parë mediat rozë raportuan se banorja e shtëpisë më të famshme në Shqipëri do të jetë moderatorja Kiara Tito, ndërsa së funsmi është zbuluar dhe një tjetër emër.

Image

Bëhet fjalë për Jori Delli, një influencuese që jeton në Itali. Madje duket se promovimi për Jorin ka nisur nga Top Channel, i cili së fundmi ka qenë i ftuar në “Top Arena”. Jori është shoqe e ngushtë edhe me Beniada Nishanin, e cila është gjithashtu një modele e njohur në Itali, por ishte shumë pak e njohur në Shqipëri derisa hyri në Big Brother Vip Albania.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco