Einxhel Shkira flet projektet e reja dhe zbulon kur do të rikthehet në ekran

Einxhel Shkira flet projektet e reja dhe zbulon kur do të rikthehet në ekran

14:02, 23/11/2022
A+ Aa A-

Einxhel Shkira është duke shijuar tashmë ditët e fundit të shtatzanisë. Moderatorja dhe partneri i saj Dj Dagz do të bëhen për herë të parë prindër të një djali.

Image

Ish-banorja e “Big Brother VIP” është goxha aktive në Instagram dhe përpiqet të jetë sa më afër ndjekësve të saj.

Së fundmi Einxhel ka folur rreth rikthimit të saj në ekran ku ka zbuluar për fansat se do të rikthehet sezonin e ardshëm televiziv.

“Por kjo nuk do të thotë që nuk do të kemi një projekt televiziv vitin e ardhshëm”– tregoi Einxhel.

Më pas ish-banorja shtoi: “Do të kemi shumë madje, vetëm nëse mbes prapë shtatzënë nuk mbaj përgjegjësi për premtimet e mia”.

Kujtojmë se gjatë kohës që Einxhel Shkira ndodhej brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ka treguar se ka ëndërruar gjithmonë të hapë një fondacion për të ndihmuar vajzat të cilat nuk kanë mundësi të shkollohen dhe ty jenë të pavarura. Moderatorja është shprehur se nëse do ta fitonte çmimin e madh ajo do të realizonte qëllimin që e ka pasur në plan për një kohë shumë të gjatë.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco