Lajmi i fundit

LIVE/ Komision hetimor për sterilizimin dhe 'check up'

Incidenti në Scarborough/ Çfarë i ndodhi Princeshës së Wellsit?

Incidenti në Scarborough/ Çfarë i ndodhi Princeshës së Wellsit?

14:11, 04/11/2022
A+ Aa A-

Princesha e Wellsit tregoi profesionalizmin e saj të enjten teksa vizitoi Scarborough me bashkëshortin, Princin William.

Ndërsa takohej me publikun, Kate Middleton pati një incident të vogël kur këpuca e saj ngeci në barin me baltë.

Mirëpo, pavarësisht kësaj, u largua me një buzëqeshje në fytyrë sikur mos të kishte ndodhur asgjë. Princesha e Wellsit ka pasur probleme me këpucët edhe në të kaluarën, pasi në vitin 2013 në një ngjarje të Ditës së Shën Patrikut në Mons Barracks Aldershot, thembra e saj ngeci në një grilë.

Image

Kate iu desh të mbështetej në shpatullën e burrit të saj përpara se të vazhdonte. Çifti mbretëror udhëtoi deri në Scarborough për të treguar mbështetjen e tyre për dy organizata që mbështesin shëndetin mendor të të rinjve. Middleton ishte shumë elegante, e veshur me një pallto ngjyrë bezhë nga një shtëpi e famshme e modës mbi një fustan të thurur në ngjyrë bezhë me mëngë të gjata.

Image

Ajo është gruaja e parë, anëtare e familjes mbretërore, që merr përsipër këtë rol specifik. Para fillimit të ndeshjes, Princesha e Wellsit do të takohet me anëtarët e të dy skuadrave, ndërsa tifozët mbretërorë shpresojnë që daljes së saj të re t’i bashkohet edhe djali i saj i madh, Princi George.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco