A do të transmetohet filmi ‘Sofia’ në Serbi? Ja ç’thotë Eduart Grishaj

A do të transmetohet filmi ‘Sofia’ në Serbi? Ja ç’thotë Eduart Grishaj

18:41, 31/10/2022
A+ Aa A-

Regjisori Eduart Grishaj ka folur së fundmi lidhur me filmin “Sofia”, që shumë shpejt do të dalë në kinematë shqiptare. Ai tha për “Wake Up” se filmi do të transmetohet në shumë vende të botës.

 “Filmi do të publikohet në shumë vende të botës. Unë kam shkuar disa herë në Beograd sepse  do të kisha dëshirë të shfaqej dhe në Beograd, sepse nuk është një film nacionalist që po përbuzim shtetin tjetër”, theksoi regjisori.

Grishaj tha më tej se filmi nuk mund të transmetohet në kinematë serbe pasi filmi është shqip.

 “Kjo do ngjallë ca media nacionaliste dhe ca njerëz që mund të ngrihen dhe ne nuk e marrim përsipër t’i futemi këtij risku”, vijoi ai.

“Unë po hap një dritare të vogël me art, që tregojmë që ne mund të bashkohemi bashkë pavarësisht çfarë ka kaluar dhe mund të ecim përpara. Po mundohem të tregoj një minimum të asaj që ka bërë ‘Sofia’ para shumë viteve”.

Regjisori Eduart Grishaj ka qenë së fundmi i ftuar në “Shqipëria Live”. Ai ka rrëfyer shkurtimisht disa detaje lidhur me nisjen e “Big Brother VIP”. Ndër të tjera, ai ka theksuar se reality-show nis brenda këtij viti.

Mirëpo, ende nuk është caktuar një datë.

“Big Brother Vip po bëhet gati dhe besoj se do fillojë shumë shpejt. Do të jetë brenda këtij viti por nuk ka një datë të saktë. Është sipërmarrje e jashtëzakonshme dhe besoj që është emision që kalon të gjitha përmasat. Pas BBV e vë re teksa takon njerëz të ndryshëm që e kanë jetuar BBV dhe ndjekur vazhdimisht”, tha regjisori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco