‘Asnjë familje nuk është perfekte’/ Nicola Peltz flet për marrëdhënien me vjehrrën e saj Victoria Beckham

‘Asnjë familje nuk është perfekte’/ Nicola Peltz flet për marrëdhënien me vjehrrën e saj Victoria Beckham

15:40, 31/10/2022
A+ Aa A-

Nicola Peltz iu është adresuar sërish thashethemeve se nuk ka një marrëdhënie të mirë me vjehrrën e saj, Victoria Beckham.

Në një intervistë për “The Times”, aktorja 27-vjeçare, e cila ka konfirmuar më parë se thashethemet filluan pasi ajo nuk zgjodhi një fustan nusërie nga atelia e vjehrrës së saj kur u martua me Brooklyn, mohoi të ketë në armiqësi mes tyre.

Ajo shpjegoi se atelia e Victorias nuk kishte pasur kohë për të bërë fustanin, teksa këmbënguli: “Asnjë familje nuk është perfekte.”

“Nuk është një armiqësi! Vazhdoj të shoh kudo fjalën, ‘armiqësi, armiqësi, armiqësi!?’ Po e etiketojnë atë si armiqësi? Mendoj se gjithçka filloi, dhe këtë e kam thënë edhe më parë, sepse nuk përfundova me fustanin e nusërisë së Victoria-s, por e vërteta e vërtetë. Doja ta vishja dhe mendova se ishte gjë e bukur që mami e Brooklyn-it do të bënte fustanin për mua! Dhe isha shumë e emocionuar ta vishja! Dhe nuk përfundova duke e veshur”, tha aktorja.

Më pas shtoi: “Më vjen keq kur lexoj gjëra që njerëzit thonë se nuk kisha planifikuar t’a vishja kurrë. Kjo thjesht nuk është e vërtetë.’

Kjo nuk është hera e parë që Nicola e hedh poshtë pretendimet për ftohie të marrëdhënieve me vjehrrën e saj.

“Disa muaj më vonë, ajo kuptoi që atelieja e saj nuk mund ta bënte këtë, kështu që më duhej të zgjidhja një fustan tjetër.

Ajo nuk tha që nuk mund ta veshësh; Nuk thashë që nuk doja ta veshja. Aty filloi”, tregoi ajo.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco