Pak kohë pasi u martua me Jennifer Lopez, Ben Affleck shihet pa unazën në gisht

Pak kohë pasi u martua me Jennifer Lopez, Ben Affleck shihet pa unazën në gisht

16:54, 30/10/2022
A+ Aa A-

Në atë që dukej se ishte fundi i përrallës për Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, ata u ribashkuan në 2021, më shumë se 17 vjet pas ndarjes. Megjithatë, martesa mund të mos jetë aq magjike sa ne të gjithë menduam, pasi dyshja thuhet se janë përfshirë në një krizë martesore, sipas Radar Online.

Ata kishin probleme në të kaluarën

Në lidhjen e tyre të parë, romanca e tyre ishte në qendër të vëmendjes së mediave, pasi ata po shndërroheshin në një nga çiftet më të rëndësishëm në atë kohë. Edhe pse ishin fejuar, dasma nuk u zhvillua. Marrëdhënia përfundoi në vitin 2004, duke shkaktuar bujë në mbarë botën.

Pas dasmës së tyre në vitin 2022 ata u panë bashkë gjatë muajit të mjaltit në Evropë, por tashmë duket se tregon se gjërat po ftohen mes tyre.

A po jetojnë të ndarë?

Prej disa javësh çifti ka qenë në qendër të mediave, pasi thuhet se ylli i ‘Batman’ nuk jeton në të njëjtën shtëpi me gruan e tij, vendim që thuhet se e morën për të rinovuar martesën e tyre. Sipas raportimeve, J-Lo i ka ardhur në majë të hundës me zakonin e pirjes së duhanit të Affleck.

Era e cigares është kudo dhe kjo e shqetëson shumë atë. Burime pranë dyshes kanë shpjeguar se ai ka premtuar se do ta lërë duhanin, por është i stresuar dhe pi duhan si kurrë më parë. Flitet se J.Lo dëshiron ta bëjë të lumtur në çdo mënyrë partnerin e saj, gjë që po i shkakton nivele të larta stresi dhe lodhjeje.

Dyshimet se Affleck nuk mban unazën e martesës

Shtypi gjithashtu raportoi se aktori supozohet se ishte kapur nga paparacët pa unazën e martesës. Radar Online ka postuar disa foto të aktorit në Los Angeles, ku dukej i trishtuar ndërsa mbante dorën në xhep në mënyrë strategjike, duke i lënë të gjithë të hamendësonin se nuk e ka unazën në gisht.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco