Nga menuja me ushqime dhe deri tek dollapet me rroba, brenda avionit luksoz të Kylie Jenner

Nga menuja me ushqime dhe deri tek dollapet me rroba, brenda avionit luksoz të Kylie Jenner

09:38, 21/10/2022
A+ Aa A-

Kylie Jenner sigurohet të mos i mungojë asgjë kur niset për udhëtim me avionin e saj privat.

Image

Menutë e ushqimit dhe pijeve të yllit të “Kardashians” në avionin e saj luksoz privat, Kylie Air, u zbuluan në episodin e fundit të serialit tw tyre tw famshwm “Kardashians”.

Motra e saj Kendall Jenner e huazoi avionin për një udhëtim me shoqen Hailey Bieber dhe Justine Skye, dhe pamjet nga afër të menusë treguan se të ftuarit mund të porosisin ushqime të tilla si një sallatë pule aziatike, një sallatë Caprese dhe pulë pa gluten Alfredo.

Ndërkohë, menyja e koktejit ofroi një margaritë luleshtrydhe të bërë me tequila të markës Kendall’s 818, vodka lychee, shampanjë trëndafili dhe një opsion vodka boronicë.

25 vjeçarja, e bleu avionin Global Express për 72.8 milionë dollarë në vitin 2020.

Avioni – i cili wshtw goxha i gjatë – është dizenjuar me sedilje bezhë që kanë të shkruar inicialet “KJ” dhe ndriçim me ngjyra përgjatë tavanit që mund të programohet të shkëlqejë në nuanca të ndryshme.

Pasi u cilësua si “kriminel i klimës”, avioni i Kylie Jenner shihet pas një fluturimi tjetër 12 minuta 30 milje.

Avioni i Kylie-t prej më shumë se 70 milionë dollarësh ka dhoma të shumta, duke përfshirë një dollap me rroba dhe dy suita.

Sipas Sun, Kylie Air ka gjithashtu dhoma të shumta, duke përfshirë një suitë argëtimi, një suitë master, dy banja, një  zonë pushimi të ekuipazhit, dollap dhe shumë depo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco