Lajmi i fundit

LIVE/ Argita Malltezi konferencë për shtyp

Në fillim ishte vetëm: Si iu bashkua Jonida Alaudinit në prezantimin e 'BBVK'?

Në fillim ishte vetëm: Si iu bashkua Jonida Alaudinit në prezantimin e 'BBVK'?

12:21, 19/10/2022
A+ Aa A-

Formati i mirënjohur në mbarë botën “Big Brother” këtë vit do të zhvillohet edhe në Kosovë për herë të parë, në versionin Vip. Siç dihet tashmë, “Big Brother Vip” Kosovë përveç çmimit të dyfishuar në 200 mijë euro, do të ketë edhe dy prezantues. Krahas Alaudin Hamitit, do të jetë edhe moderatorja dhe aktorja e njohur Jonida Vokshi.

Së fundmi në një intervistë për “ABC-ja e Mëngjesit”, Alaudini tregoi se si në fillim iu ofrua ta prezantonte vetëm reality-show-n, por më pas iu komunikua nga pronarët e televizionit se do të kishte edhe një tjetër bashkëprezantuese.

“Në fakt e kemi pasur këtë opsion që të jem vetëm, por rrugës e kemi menduar bashkë me pronarët që të kemi edhe dikë nga Shqipëria. Pasi Klan Kosova është futur edhe në Shqipëri dhe për të tërhequr audiencën. Jonida është një prezantuese shumë e mirë sepse kemi udhëhequr edhe Çmimet Oscar me të”, u shpreh ndër të tjera Alaudini.

Vokshi më herët foli gjithashtu foli për bashkëprezantuesin e saj në skenë ku u shpreh shumë e lumtur që do të jetë me Alaudinin.

“Për një gjë jam e lumtur që këtë eksperiencë do ta ndaj me Alaudinin, pasi nuk e di nëse do të isha për po nëse do të ishte dikush tjetër dhe jo ai. Me Alaudinin kemi pasur edhe dy eksperienca të mëparshme dhe ka rezultuar se kemi kimi edhe dukemi bukur në skenë,”-përfundoi moderatorja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco