Tina Turner kthehet në një kukull 'Barbie'

Tina Turner kthehet në një kukull 'Barbie'

10:35, 17/10/2022
A+ Aa A-

Kompania e lodrave Mattel ka nderuar këngëtaren në 40-vjetorin e hitit të saj “What’s Love Got To Do With It”, duke sjellë një barbie me portretin e saj.

Kukulla, e cila është pjesë e serisë “Barbie Signature”, i ka qëndruar besnike edhe veshjes që Tina mbante në videoklip, një minifund i zi lëkure, bluzë e ngushtë dhe xhaketë xhins.

Në këmbë edhe barbie mban veshur geta të zeza dhe taka të mbyllura. Sigurisht një nga detajet më interesante janë flokët, me ngjyra të përziera dhe të shkujdesura, dikur një sukses i vërtetë.

Turner, 82 vjeç ka rrëfyer se është emocionuar nga fakti që do të ketë një mini-version të saj dhe se është nder për të, të jetë në jetët e fëmijëve që në vegjëli. Tetë herë fituese e çmimit Grammy, Turner korri një sukses të madh në fund të viteve ’60 dhe në fillim të viteve ’70. Ndër perfomancat më të preferuara të saj, janë ato kur këndonte bashkë me ish-bashkëshortin e saj Ike Turner.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco