Fotoja që theu rrjetin/ Selena Gomez pozon në krah të gruas së Justin Bieber

Fotoja që theu rrjetin/ Selena Gomez pozon në krah të gruas së Justin Bieber

10:16, 17/10/2022
A+ Aa A-

Ajo që s’pritej ndodhi. Selena Gomez dhe Hailey Bieber janë fotografuar së bashku dhe vajzat duken në paqe me njëra-tjetrën.  Ish e dashura e dikurshme dhe gruaja e Justin Bieber kanë pozuar të buëqeshura duke shkaktuar një furtunë në rrjetet sociale. Fotografi Hampton, ishte autori i pozës të realizuar në  Gala-n e Muzeut të Akademisë 2022 në Los Anxhelos.

Një burim pranë Justin Bieber tha për “Entertainment Tonight” se: “Justin është shumë i lumtur me faktin që të gjithë mund të ecin përpara dhe se mund të ketë paqe mes të gjithëve”.

Kjo foto vjen pas paraqitjes së fundit të Hailey në podcast-in “Call Her Daddy”, në të cilën ajo këmbënguli se ajo dhe Gomez nuk kanë asnjë debat mes tyre.

“Kam vetëm respekt… Asnjëra prej nesh nuk i detyrohet askujt asgjë përveç respektit. E respektoj shumë dhe mendoj se nuk ka pritshmëri [mes nesh]. Unë e respektoj atë”, tha modelja për Gomez pasi fansat aludonin se mes tyre ka tension.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco