Shfaqet i qeshur në publik, ana e errët e Princ Harry-t që nuk njihni

Shfaqet i qeshur në publik, ana e errët e Princ Harry-t që nuk njihni

14:54, 07/10/2022
A+ Aa A-

Kohët e fundit shumë prapaskena të familjes mbretërore, sidomos cilësi që nuk i dinim të anëtarëve të saj kanë dalë në pah nga dokumentarë dhe libra të shkruar nga persona që i njohin ata nga afër.

Në librin e tij të titulluar “Fuqia e fshehur prapa kurorës” Valentine Low ka ekspozuar Princ Harry-n në veçanti.

Ai ka treguar për kohën kur shoqëroi Harry-n dhe Meghan Markle në vizitat e tyre në Australi, Zelandë të Re, Fixhi dhe Tongë.

Low ishte shumë i afërt me Dukën dhe Dukeshën e Sussex-it gjatë turneut të tyre, i ndoqi ata nëpër vendet që vizituan dhe prezantoi me ta edhe disa anëtarë të shtypit para se të hypnin në avionin e tyre.

Shkrimtari ndër të tjera tregoi se Princ Harry ishte shumë i vrazhdët dhe i pasjellëshëm me gazetarët.

“Faleminderit që erdhët”, i tha ai shtypit të mbledhur, “edhe pse nuk ishit të ftuar”.

Edhe për një njeri që ka një mosbesim të thellë ndaj shtypit, kjo ishte një sjellje aspak korrekte,”-u shpreh Low.

Valentine tregoi gjithashtu se edhe stafi i Harry-t i kishte bërë vërejtje dhe përgjigjja e tij sërish kishte qenë po aq e vrazhdët.

“Epo, nuk duhet të më detyronit t’i takoja.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco