Einxhel Shkira zbulon bisedën private me Arbana Osmanin, ja si e bindi moderatorja të futej në 'BBV'

Einxhel Shkira zbulon bisedën private me Arbana Osmanin, ja si e bindi moderatorja të futej në 'BBV'

12:22, 07/10/2022
A+ Aa A-

Është bërë pothuajse një vit që nga dita e startimit të spektaklit ‘Big Brother VIP”. Shumë prej ish-banorëve janë bërë nostalgjikë duke publikuar foto apo video përgjatë rrugëtimit të tyre në shtëpinë e famshme.

Një ndër ta është dhe Einxhel Shkira e cila ka publikuar një pjesë të bisedës së saj me Arbana Osmanin. Në mesazhet me moderatoren, Einxhel na lë të kuptojmë se Arbana i ka kërkuar që të jetë pjesë e “BBVIP”, gjë që më vonë ashtu ndodhi dhe ish-banorja arriti të gjente dashurinë.

“Si filloi e gjitha një vit më parë me një mesazh dhe mbaroi me mua që jam shtatzënë,”-shkruan Einxhel krahas imazhit në Instastory.

Image

Kujtojmë se moderatorja Einxhel Shkira dhe Arbër Gumnishtja apo siç njihet me emrin e tij artistik si Dj Dagz janë një nga çiftet e krijuara në “Big Brother Vip.”

Pavarësisht se jeta e tyre ishte e ndërtuar në dy vende të ndryshme, çifti ishin gjithmonë të pandarë nga njëri-tjetri dhe pas përfundmit të formatit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco