Miss Grand International/ Ukraina dhe Rusia në një dhomë, proteston ‘mbretëresha’ e Kievit

Miss Grand International/ Ukraina dhe Rusia në një dhomë, proteston ‘mbretëresha’ e Kievit

09:41, 07/10/2022
A+ Aa A-

Të dyja u kualifikuan për finalen e konkursit të bukurisë Miss Grand International në Xhakartë, eveniment i cili do të mbahet më 25 tetor në Xhakartë.

Dhe bëhet fjalë për Miss Ukrainën Olga Vasiliv dhe Miss Rusinë Ekaterina Astashenkova të cilët organizatorët i kanë vendosur në një dhomë.

Por Miss Ukraina nuk e ka pranuar këtë fakt dhe ka protestuar menjëherë në Instagram.

“Nuk dua të rri në një dhomë me në grua nga një vend terrorist, një copëz e neveritshme e planetit tonë të bukur, Rusia.’

Fjalët e saj bënë menjëherë zhurmë dhe organziatorët e eventit nxituan t’i jepnin Olgës një dhomë tjetër, duke e ndarë nga Miss Rusia, Ekaterina e cila i zgjati dorën koleges së saj.

“Unë jam kundër urrejtjes dhe pro miqësisë, dashurisë dhe paqes në Botë. Unë jam e vetmja nga familja ime që kam lindur në Rusi. Të gjithë të tjerët kanë lidnur në Ukrainë’ ësht shprehur Miss Rusia.

Ndërsa Miss Ukraina shkruan në postimin saj:

"Më besoni, unë jam për paqen, për dashurinë, për miqësinë dhe mbështetjen, por jo për ata që nuk mund t'i fal. Jo për ata që torturojnë vëllezërit dhe motrat e mia. Jo për ata që më morën jetët e kaq shumë shokëve ukrainas. Unë nuk kam asgjë kundër asaj vajze, por nuk mund të mos ndjej zemërim dhe dhimbje kur duhet të ndaj hapësirat dhe kohën me eksponentin e një vendi terrorist si Rusia. Dhe në konkursin Miss Grand International qëllimi im është të tregoj për botën vendin tim, shpirtin tonë ukrainas, bukurinë tonë, forcën tonë dhe gjithçka që po durojmë tani”. 

Pas ndërhyrjes së organizatorëve për ta ndarë nga Miss Rusia, Olga komentoi: "Faleminderit të gjithëve, është një hap i vogël por shumë i rëndësishëm sepse tani më shumë njerëz e dinë se çfarë po ndodh dhe cilat janë ndjenjat tona. Nuk do të ndalem së raportuari atë". 

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by OLGA VASYLIV (@olgavslv)

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco