Adam Levine nuk është i vetmi: Rastet flagrante kur edhe Justin Bieber, Drake apo Ben Affleck kanë flirtuar me fanset në rrjetet sociale

Adam Levine nuk është i vetmi: Rastet flagrante kur edhe Justin Bieber, Drake apo Ben Affleck kanë flirtuar me fanset në rrjetet sociale

12:52, 24/09/2022
A+ Aa A-

Adam Levine është personazhi i fundit i famshëm që i janë zbuluar mesazhe dërguar fansave në rrjetet sociale në kërkim të diçkaje tjetër përveç miqësisë.

Por ai me siguri nuk është i pari, as nuk do të jetë i fundit. Më poshtë disa emra të njohur që janë gjendur në të njëjtën situatë.

LeBron James, Ben Affleck dhe Justin Bieber janë disa nga personazhet e famshëm që janë ekspozuar në Instagram, pasi i kanë dërguar mesazhe “erotike” fanseve të tyre.

Modelja Nivine Jay krijoi një nga videot më virale të TikTok të vitit në kurriz të Ben Affleck. “Duke kujtuar kohën kur fshiva ftesën e Ben Affleck në (aplikacionin e takimeve) Raya sepse mendova se ishte false dhe ai më dërgoi një mesazh privatisht”.

Menaxheri i Ben Affleck më vonë e mohoi këtë duke thënë se ai nuk e kishte përdorur aplikacionin prej vitesh, megjithëse autenticiteti i videos në fund ishte i pamohueshëm. “Nivine, pse më hoqe mua, jam unë”, thonte ai në fund të regjistrimit.

Kur Drake “rrëshqiti” në DM-ën e Mia Khalifas

Superylli kanadez Drake u kap mat në vitin 2015. Ylli i pornos, Mia Khalifa, pretendoi se reperi i kishte dërguar asaj një foto “gjysmë të zhveshur” në një përpjekje për ta tunduar atë.

Khalifa e quajti përpjekjen “të dështuar” duke mos u zhvilluar më tej. Edhe vetë Drake nuk e ka mohur kurrë këtë ngjarje.

Kur Justin Bieber ra në dashuri me një punonjëse të palestrës

Një palestër e vogël në Savannah, me rreth 100 ndjekës në Instagram, mori një DM nga llogaria zyrtare e askujt tjetër përveç Justin Bieber.

Ylli të popit i kishte bërë përshtypje një punonjëse e publikuar në faqen e palestrës. Në mesazhin e tij, Justin Bieber thjesht pyeti:“Kush është ajo vajza në postimin tuaj të fundit shoqëruar me zemra.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco